Qytetarët protestojnë me tenxhere në ballkone për situatën politike , si në vitet e 90 ta (VIDEO)

Një protestë jo e zakonshme ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, në Prishtinë ku qytetarët kanë dalë nëpër ballkonet e tyre për të protestuar ndaj politikanëve të Kosovës. Krejt ky organizim ka nisur në rrjetin social Facebook, ku është bërë një grup prej mijëra personash.

Arsyeja për këtë protestë janë politikanët e Kosovës, që sipas qytetarëve në vend se të jenë të bashkuar kundër coronavirusit, ata po krijojnë “drama dhe pasiguri.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në protestën e cila ka zgjatur 5 minuta, qytetarët kanë krijuar zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë) për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas i Kosovës.

Kujtojmë se dje LDK-ja ka njoftuar se do të nis mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të shkeljes së marrëveshjes që ky i fundit bëri me shkarkimin e Agim Veliut.