Qytetarët të cilët do të kthehen me fluturime çarter duhet t’i paguajnë biletat e aroplanit

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se qytetarët të cilët do të kthehen në vend me fluturime çarter të organizuara nga shteti, do të kenë detyrim për pagesë të biletave të tyre të aeroplanit.

“Duke e pasur parasysh presionin mbi buxhetin e shkaktuar nga kriza e koronavirusit, qeveria ka vendosur që qytetarët që kthehen në vend me fluturime çarter të organizuara nga shteti, do të kenë detyrim t’i paguajnë biletat e tyre të aeroplanit. Për momentin është duke u shqyrtuar mundësia për pagesë me këste”, thonë nga MPJ-ja.