Qytetarët të traumatizuar nga ora policore (VIDEO)

Pas 61 orësh izolim në të gjithë territorin e shtetit, kryeqyteti sot dukej kështu..

Qytetarët kanë mbushur rrugët të cilat për më shumë se dy ditë qëndruan tërësisht të boshatisura.

Qytetarët që sot kanë dalë për të shijuar kushtimisht thënë “lirinë” thonë se vikendin e kanë kaluar si mos më keq. Ata thonë se nëse vazhdohet kështu, do të shtohen rastet me probleme familjare, ndërkohë që ankohen për kushtet ekonomike dhe siç thonë ata, vendosjen e fokusit të Qeverisë tek koronavirusi, duke e lënë kështu mbrapa ekonominë.