Të punësuarit e bankave ju bllokojnë rrugën për në shtëpi, reagojnë qytetarët e qendrës së Tetovës

Advertisment

Keqparkimi i veturave është një problem i kahmotshëm në Tetovë, por kohët e fundit po merr përmasa shqetësuese sa që nuk kursehen edhe hyrjet e daljet të lagjeve të tëra. I tillë është rasti edhe me banorët e lagjes së qendrës të qytetit, të cilët e kanë hyrjen nga tuneli në rrugën e Ilirija te ndërtesa ku është e vendosur Stopanska Banka dhe kompani tjera.

Sipas banorëve, qytetarë të papërgjegjshëm, sidomos të punësuarit në Stopanksa Bankë, gati çdo ditë bllokojnë rrugën gje ua pamundësojnë lëvizjen banorëve të lagjes qoft me veturat e tyre, por edhe në këmbë.

Reklame

“Kemi reaguar disa herë por nuk e dijmë se si duhet tju bëhet me dije këtyre punonjësve të Stopanska Bankës dhe të papërgjegjshmive tjerë se si mund të parkojnë në mes të rrugës. Aty nuk është parking por është rrugë” shprehet e revoltuar një banore.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi aty nuk mund të futet as ndihma e shpejtë, e mos dhashtë zoti që të bie ndonjë zjarr dhe zjarrëfikësit sdo të mund të arrijnë asnjëherë me makinat e tyre, ndonëse bëhet fjalë për qendrën e qytetit.

Portali Tetova1 ka dërguar pyetje për këtë problem në adresë të insituticoeneve relevante dhe ende presim përgjigje.