Qytetari denoncon: Shikoni çfarë domatesh blejmë në Tetovë (FOTO)

210

Domate me shije barnash dhe me nishanin ku është ushqyer me gjilpërë me kimikale të ndryshme. Ky ishte produkti i cili ju ofrua një qytetari i cili kishte dal për të bërë pazar në një market të Tetovës.

“Sot blejta domate te një market maqedonësh në Tetovë dhe ajo çka më doli ishte diçka jo me shije domate por me shije helmi. Domatja kishte edhe shenjën e vaksinës. Shpresoj që dikush tjetër mos pësoj” rëfen qytetari për Tetova1.

Ai thotë se vet jeton në perëndim dhe atje gjërat rriten në mënyrë artificiale por asnjëherë nuk ka hasur në diçka kaq të rezikshme për shëndetin.

Tetova1 nesër do të mundohet të marr prononcim nga Agjensioni i ushqimit dhe veterinarisë për cilësinë e produkteve ushqimore.