Qyteti br egdetar italian në të cilin mund të bleni shtëpi për një euro

Advertisment

Nëse keni dëshiruar gjithmonë të keni një shtëpi buzë detit, ëndrra juaj mund të kthehet në realitet me lehtësi.

Në qytetin bregdetar italian Taranto, apartamentet po shiten për vetëm një euro, raporton The Telegraph, transmeton lajmi.net.

Reklame

Taranto është bërë pjesë e kësaj nismë për të rritur numrin e popullsisë, që ka zbritur nga 40 mijë banorë në më pak se 3 mijë.

Kjo nismë, mësohet se është bërë si një stimuli për rritjen e popullsisë në vend, e cila ka zbritur nga 40 mijë në më pak se tre mijë sosh.

Zyrtarët shpresojnë se shtëpitë me çmim të lirë do të përmirësojnë imazhin e qytetit të vjetër historik, që kohët e fundit është dëmtuar nga ndotja e fabrikave të çelikut.

Për momentin, Taranto ka listuar vetëm tre prona për shitje, të cilat duhen rregulluar nëse vendosni të jetoni atje.

Ka plane për të frenuar më të keqen e ndotjes deri në vitin 2024, strategji zbatimi i së cilës do kërkojë investime të mëdha. /Lajmi.net/