Qyteti kinez do të testojë të gjithë popullsinë pas 12 rasteve me COVID19

Advertisment

Një qytet në Kinë ka vendosur të testojë të gjithë popullsinë pas identifikimit të rasteve të reja me COVID-19.

Qyteti Qingdao shpalli në një deklaratë vendimin për testimin masiv të mbi 9 milionë njerëzve që banojnë në të pasi rastet e reja që u konfirmuan, rezultuan se ishin të lidhura me një spital që trajtonte të infektuarit e ardhur nga jashtë, raporton Reuters.

Reklame

Qyteti raportoi një ditë më parë gjashtë raste të reja Covid-19 me simptoma dhe gjashtë raste asimptomatike . Shumica e tyre ishin të lidhura me Spitalin e Qingdao.

Testimi i të gjithë banorëve do të kryhet brenda 5 ditësh kanë njoftuar autoritetet dhe ka nisur që ditën e dielë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i llogarit si raste të konfirmuara, u rrit në 32 nga 23 një ditë më parë.

Infeksionet ditore me Covid-19 në Kinë kanë rënë në mënyrë drastike nga kulmi në fillim të këtij viti, por vendi mbetet në gatishmëri të lartë në mënyrë që të parandalojë karantinën që çoi në një tkurrjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

/Opinion/