Radusha bëhet me hafiz të ri

61
#

Venhar Arifi është hafizi i radhës nga fshati Radushë. Komisioni për dëgjim dhe vlerësim të hafizëve gjatë tre ditëve, duke filluar nga enjtja e deri më sot (e shtunë) ka mbajtur tre seanca dëgjimore të hafizit të ri nga Radusha, njëherësh dhe ish nxënës i Medresesë Isa Beu, Venhar Arifi. Në këtë ceremoni me pyetjet e tyre kanë marrë pjesë hoxhallarë të njohur të Shkupit dhe më gjerë, po dhe përfaqësues të BFI-së, njofton MEDIAL.mk.

Me këtë shënohet një rast i rrallë i cili do të shërbej në rruajtjen tradicionale të Kuranit përmes Hifzit. Përndryshe, hafizi i fundit që nxori Radusha i takon viteve të ´60 ta. Atë botë hafëz Zilbehar Limani mori titullin e hafëzit pas përfundimit të Medresesë.

“Me qenë se pas hafiz Zilbeharit, që është dekada e dekada më herët, ndoshta dhe një shekull i tërë, hafizi i parë që e rikthen krenarinë e Radushës në çështjen e Kuranit, tanimë është hfz.Venhari, gjë e cila kësaj ceremonie ia dyfishoi kënaqësinë. Radushës po i kthehen hafizët, e kjo është një begati për të cilën duhet falënderuar Allahun e Lartësuar”, thonë nga Bashkësia Lokale e Radushës.