Radushë: Shpaloset pllaka përkujtimore për luftëtarin e lirisë, prezent edhe Rufki Suma

Sot në Sheshin e fshatit Radushë në prezencën e një numri të madh të bashkëluftëtarëve, banorëve të Radushës dhe Hanit të Elezit u bë shpalosja e pllakës së luftëtarit të Lirisë Qemal Thaçi.

Pllakën përkujtimore e shpalosën ish udhëheqësia e Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në krye me komandantin Rafis Aliti-Mësuesi si dhe Kryetari i komunës Hani i Elezit Refki Suma.

Në fjalën e tij Komandant Mësuesi theksoi se përkujdesi për ushtarët e lirisë duhet të mbetet obligim edhe për gjeneratat që vijnë sepse vepra e tyre është meritore për të gjitha arritjet e shqiptarëve në rajon e sidomos në Kosovë dhe këtu në Maqedoninë e Veriut.

Pë ndryshe, Qemal Thaçi ishte luftëtarë i Brigadës 115 që veproi në Radushë, gjithashtu ishte edhe pjesmarës i tri luftrave në trojet shqiptare.

/Derveni.info