Rafaela nga Maqedonia tregon përvojat e saj me koronavirusin (video)

Advertisment

Rafaela Ali është një grua e komunitetit rom në Maqedoninë e Veriut që tashmë ka mposhtur sëmundjen Covid-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri, përcjell Alsat.

“Ndihma e Shpejtë erdhi në shtëpinë time, drejt në shtëpinë time. Unë kisha frikë dhe i pyeta se ku po shkojnë, më thanë të marrim një grua, unë ju thash kush është ajo grua, më thanë Rafaela Ali, ju thash unë jam Rafaela Ali”, shpjegon zonja Ali.

Reklame

Rafaela dhe familja e sajë pas diagnozës me Covid-19 ishin dërguar në një hotel, dhe qëndruan aty përgjatë gjithë kohës së karantinës.

“Më thanë se nuk duhet të keni kontakt me askënd, më thanë ta mbyllim derën sepse këtu keni të infektuar… me koronë, Covid-19”, pohon Rafaela.

Ajo shpjegon se kishte pasur temperaturë të lartë trupore, infeksion dhe dhimbje të fytit.

“Unë shkova tek mjekja amë, e falënderojë shumë që më dërgoi në trajtim”, thekson Rafaela.

Rafaela tashmë e shëruar nga Covid-19 bën apel deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe të kërkojnë ndihmë profesionale në kohë.