Rajoni nuk gjen paqe me tër metet, 3.9 ballë shkundin shtetin Ballkanik

73

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë ka lëkundur Bosnje-Hercegovinën mëngjesin e sotëm dhe sipas Qendrës europian të Sizmiologjisë lëkundjet u ndjenë në një zonë rreth 92 kilometra larg Sarajevës, 6 kilometra pranë Citluk, dhe deri në Kroaci.

Raportohet se thellësia e tërmetit ka qenë rreth 10 km nën tokë ndërsa lekundjet janë ndjerë të fuqishme por paraprakisht mediat vendase nuk raportojnë për dëme në njerëz.

Rajoni i Ballkanit përgjatë muajve të fundit është prekur shpesh nga tërmetet ndërsa edhe në vendin tonë nuk kanë munguar ku në Shtator pati edhe njerëz të lënduar e dëme të shumta në banesa, makina dhe biznese.