Raketa kineze në rënie të lirë, 9 rajone në Italinë qendrore në gatishmëri

Mbetjet e raketës së madhe kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së Dielë 9 maj.

Bëhet me dije se raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë.

Reklame

Edhe pse ekspertët kishin bërë një hartë paraprake të rënies së raketës, duket se zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës.

Mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike është edhe Shqipëria.

Një nga vendet që mund të preken është edhe Italia. Kjo e fundit ka marrë masa paraprake në 9 rajone të vendit.

Në Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Bazilikata, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenja, qytetarëve u është këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për të shmangur çdo lëndim të mundshëm nëse ndodhe që pjesë të raketës të bien atje.

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze. Virtual Telescope me bazë në Itali kapi imazhin e raketës, e cila dukej si dritë e ndritshme, ndërsa kalonte mbi teleskopin robotik “Elena”.

Në trajektoren e rënies mund të përfshihet edhe vendi ynë, por ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se mundësitë më të mëdha janë që pjesë e raketës do të bien në ujë./Opinion.al