Rama: Ballkan i hapur, ide e duhur në kohën e duhur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se është i bindur se të gjitha vendet e rajonit do të bëhen pjesë e nismës “Ballkan i hapur”.

Në ceremoninë me rasttin e përvjetorit të Fondacionit gjerman Friedrih Ebert në Shqipëri, Rama vuri në dukje se nuk ka rrugë tjetër përveç “Ballkanit të hapur”.

“Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe pa dyshim që të gjithë do ta pranojnë idenë hap pas hapi. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne duhet të jemi plotësisht të hapur me njëri-tjetrin për të krijuar një imazh të asaj që duam të jemi. Kështu e marrim kohën nga e ardhmja. Kjo është e ardhmja, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të hapemi me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se kësaj iu dha kohë sepse, siç beson ai, vendet e rajonit do të detyrohen ta bëjnë këtë në momentin që të hyjnë në BE.

Sipas Ramës, askush në Ballkanin Perëndimor nuk e ka luksin të lërë mënjanë ekonominë dhe të angazhohet kryesisht në politikë në interes të partisë.

Ai e quajti procesin e integrimit evropian të paparashikueshëm për shkak të pengesave që mund të hasen “gjatë rrugës”, duke e theksuar veton e vendosur nga Bullgaria.