Rama: Do të vaksinohem sot, procesi nis ora 15

Në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha se vaksinimi do ta bëjnë fillimisht personat që janë në vijën e parë.

Ndërsa zbuloi se vaksinën do ta bëjë sot për të treguar se është e sigurt dhe për të dhënë mesazh ndërgjegjësues tek qytetarët.

Reklame

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt dhe për t’ju thënë të gjithë se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake.

Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë.

Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bej sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama.