Rama e fshiu shkrimin për Leshnicën, thotë u gabua fotografia

Advertisment

Në profilin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk qëndron më fotografia e Leshnicës së Malit Sharr ku ai e paraqiti si pasuri e Shqipërisë. Përveç se ka fshirë shkrimin, nga Kabineti i Ramës kanë sqaruar se është ngatërruar fotografia dhe aty është bërë gabimi. Për shkak se ekziston edhe një Leshnicë në jug të Shqipërisë, është menduar se fotografia i takon atij vendi.