Rama e përcjell presidentin turk me një përqafim, çfarë i tha Erdogan

Ka zgjatur rreth 11 orë vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Ai është përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama dhe i gjithë kabineti qeveritar.

Në fund mes dy liderëve pati një përqafim.

Reklame

“Shumë të fala zonjës dhe të gjithë familjes”, u shpreh Rama, ndërsa në Facebook ka shkruar “Faleminderit” në gjuhën shqipe dhe turke

“Edhe ju gjithë të falat edhe zonjës edhe fëmijëve. Do të takohemi përsëri”, u përgjigj Erdogan.

Presidenti turk vizitoi sot Shqipërinë. Fillimisht, kreu i shtetit turk shkoi në Laç për t’u dorëzuar banorëve çelësat e banesave të reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit nga Turqia. Më pas, ai zhvilloi një takim me Ramën në kryeministri.

Kjo u pasua me fjalën përshëndetëse të Erdogan në Kuvend. Aktiviteti që përmbylli vizitën zyrtare të Erdogan në Shqipëri ishte inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, një xhami e restauruar nga agjencia turke, TIKA./tvklan.al