Rama falënderon Turqinë për ndihmën e dhënë për tërmetin

Advertisment

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar Turqinë dhe disa vende të tjera për ndihmën e dhënë lidhur me tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Rama në një deklaratë për media pas “Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve” e cila u zhvillua në Bruksel me qëllim për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin vitin e kaluar falënderoi vendet për ndihmën e dhënë.

Reklame

Duke falënderuar Bashkimin Evropian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italinë dhe Turqinë, kryeministri Rama, premtimin e shumës prej 1.15 miliardë euro e cila u bë e ditur pas konferencës e konsideroi si “përtej imagjinatës”.

“Kjo që ne dëshmojmë këtu është jashtëzakonisht shumë e kënaqshme”, tha Rama.

Kujtojmë se si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor vitin e kaluar humbën jetën 51 persona, qindra të tjerë u plagosën ndërsa u dëmtuan shumë ndërtesa dhe objekte të tjera.