Rama flet për koronavirusin: Do e kalojmë këtë flamë së bashku

Kryeministri Rama risjell në fokus mënyrat se si të mbrohen qytetarët, për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Kryeministri i është drejtuar qytetarëve që të ndjekin këshillat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e mbi të gjitha të shmangin lajmet e rreme të cilat shtojnë panikun.

Reklame

Statusi:

“NUK KA VEND PËR PANIK!

JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN.

DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU”.