RAMA i thotë ZAEVIT: Seanca e Kuvendit ku u fol shqip, moment historik

21

Më vjen mirë që Shqipëria ishte ndër të parët që ratifikoi Protokollin e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në pres konferencën e përbashkët me homologun nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev.

“Për ne Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj, por shtet mik dhe strategjikisht i pazëvendësueshëm, marrëdhënie me të cilin kultivohet përmes parimeve dhe vlerave më të mira që na bashkojnë si dy vende që i përkasin Evropës dhe do të jenë bashkë në familjen e tryezës evropiane.

Ju çelët rrugën e një harmonie të munguar në shtetin tuaj mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Seanca e Kuvendit ku u fol shqip ishte simbolikisht edhe përmbajtjesisht një moment historik dhe një arsye më shumë që ne të jemi promotor të fuqishëm të idesë së integritetit dhe stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe është interes strategjik edhe i vendit tonë”, ka thënë Rama.