Rama ik: Unë s’iki po kujdes mos biesh,s’ja vlen për Lulin

Advertisment
HTML Image as link

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë është duke zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Tiranë në zonën e “Pazarit të Ri”, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij ai është përballur sërish me thirrjen “Rama ik”, të një qytetari, i cili është shfaqur në ballkonin e një ndërtese afër vendit ku po zhvillohet takimi.

Reklame

Thirrjes së tij Rama i është përgjigjur: “Ouuu, Ouu. Ore unë nuk iki, por kujdes mos biesh ti. Se nuk ja vlen të biesh për Lulin. Kujdes! Kujdes!

Se patronazhistët shikojnë. Hajt futu brenda tani. Bravo e bëri detyrën. Se këta këtë thonë Rama ik dhe ikin vetë”./Opinion.al