Rama kokë më kokë me Erdoganin në SHBA, mediat turke zbulojnë detajet

Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi është bërë publik nga mediat turke, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anadolu, dy liderët janë takuar në kuadër sesionit të 76 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Të njëjtat burime raportojnë se takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.