Rama: Nuk do ju lëmë asnjëherë vetëm, shoku në Beograd le të hedhë harta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mjekëve nga Kosova në Kukës. Rama është shprehur se vaksina nuk lejohet që të dalë jashtë Shqipërisë ndaj për këtë arsye do të bëhet dhe në Kukës.

Ndër të tjera shefi i qeverisë ka komentuar sërish provokimin e fundit të bërë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ku thekson se ne jemi bashkë dhe shoku nga Beogradi le të postojë harta.

“Ne jemi gati që të bëjmë edhe më shumë, por e rëndësishme është që filloi me bluzat e bardha ku është dhe rre*ziku më i madh. Ky është momenti i parë që ne kemi kontaktuar ministrine e shëndetësisë në Kosovë, dhe për shkak se nuk lejohet transportimi nga kontrata që kemi kjo është njëlloj si me qenë në Kosovë. Jemi në Kukës dhe ne vazhdojmë jemi një dhe kjo punë është shumë e thjesht dhe nuk kemi më diskutim.

E ardhmja dihet se cila është por edhe e sotmja ne jemi bashkë, do të bëjmë çdo gjë deri në fund.

Nuk do ju lëmë asnjëherë vetëm ne jemi një. Shoku në Beograd le të publikojë harta dhe të lozë deri në fund ne jemi një dhe një do jemi deri në fund”, ka thënë Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=133395662049808