Rama nxjerr videon se si koronavirusi ka pushtuar Tiranën

Edi Rama ka zgjedhur që edhe këtë mëngjes ta nisë me një apel për qytetarët, që t’i përgjigjen urdhrit të qeverisë, për të qëndruar në shtëpi për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Teksa ka publikuar një video, ku shihet se si koronavirusi ka ‘pushtuar’ mbarë Tiranën, Rama i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“MIRËMËNGJES,
S’JAM EDI po janë dy çuna që s’i njoh që e kanë qarë këtë video
Shikojeni dhe mos lëvizni nga shtëpia, nëse nuk jeni ndër ata që duhet të shkojnë patjetër në punë ”, shkruan Rama.