Rama paralajmëron bllokim pa afat të lëvizjes në qytetet kryesore të Shqipëris

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se bllokimi i lëvizjes në qarqet Tiranë dhe Durrës do të vazhdojë pa një afat të përcaktuar. Një një video të postuar në Facebook, Rama tha se askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë.

“Qarkullimin e bllokuar nuk e dimë sa do të zgjasë. Askush në botë nuk e di. Sa më shumë të shtrëngohemi aq më shumë do ia dalim. Mos harroni që 80% e atyre që preken e kalojnë sfidën. Sot ndërpremë fluturimet dhe transportin dhe detar e ajror me Greqinë. Transporti i mallrave asnjëherë nuk do të ndërpritet. Maqedonia ka vendosur ta mbyllë doganën e Bllatës.

Pak më parë Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Europa. Ky është shembulli se bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Askush nuk e ka mbyllur kufijtë pa u shfaqur rastet.

Nga e shtuna në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë do të mbyllen të gjithë lokalet dhe mjediset e mbyllura si pas të njëjtave kategori në Tiranë dhe në Durrës.

Do të bllokohet qarkullimi edhe në akset Vlorë – Fier dhe Fier – Lushnje dhe Shkodër – Lezhë. Perimetri i do të shtrohet edhe në Elbasan – Korçë. Do të këputjen lidhjet mes këtyre qyteteve me automjetet private. Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit duhet të marrin masa që të sigurojnë lëvizjen e punonjësve të tyre. Të gjithë punonjësit e administratës duhet të parqaiten me kartë.

Programet televizive me vetëm 2 persona. Studiot me më shumë se 2 persona me ajër të konidcionuar janë rrezik” – tha Rama.