Rama: Përgjegjësi e personazheve që akuzojnë njëri-tjetrin se kush është shërbëtori im

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e PD.

Edi Rama: Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por edhe për të gjithë Shqipërinë. 3 a 4 miq të huaj më kanë marrë të më pyesin të habitur: “a është e vërtetë që selia e PD është sulmuar nga mbështetësit e saj”.

Reklame

Lajmi mori dhenë, është absurd, sa i rëndë, aq edhe qesharak sa në një vend demokratik, sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Nuk ka ndodhur asnjëherë diçka kaq ekstreme që shkon përtej cdo logjike dhe sigurisht shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur. Nuk i vë faj kujtdo që mendon se është e mirëseardhur në aspektin cinik të politik por një zhvillim i kësaj natyre që patjetër e dobëson ushtarin politik, në fakt e godet vendin, godet shoqërinë dhe të gjithë ngrehinën.

Kjo dëmton dhe gjithë kornizën institucionale të vendit. Kjo është përgjegjësia e dy personazheve pa asnjë vizion ardhmërie, pa asnjë projekt politik, pa asnjë mesazh më të fortë sesa akuza se kush nga të dy është shërbëtori im. Pikë e zezë.