Rama pranon ftesën e Kurtit për të vizituar Kosovën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka një dërguar letër urim Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Kurti thekson se ky mandat i tretë, i cili vjen në një kohë plot sfida është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve.