Rama reagon për tërmetin tra gjik në Turqi: Jemi pranë popullit mik turk!

Advertisment

Kryeministri Rama reagon për tërmetin 6.8 ballë të shkallës richter që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, dhe ka shkaktuar deri tani 15 të vd ekur e mbi 300 të pl agosur.

Rama shkruan se në këto momente të vështira populli shqiptar është pranë popullit mik turk.

Reklame

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tra gjedi”, shkruan Rama.

Më herët, nga qeveria kanë reaguar ministrat Cakaj e Xhaçka, të cilët kanë shprehur solidaritet me popullin mik turk.