Kryeministri Rama ka deklaruar në emisionin Pressing në Televizionin T7 se është ndjerë i lënduar nga gënjeshtrat e Albin Kurtit. Teksa foli për raportet me dy kryeministrat e fundit të Kosovës, Rama tha se Kurti ka gënjyer në reagimin e tij për çështjen e teatrit.

“Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit.

Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëzimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?

Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Çfarë u kam bërë unë monumenteve të kulturës u ka bërë Millosheviçi? – tha Rama.

Rama duket se e ka edhe një tjetër hatërmbetje më Kurtin, pasi sipas tij aktivistët e Vetëvendosjes kanë ndërmarrë aksione për ta rrëzuar nga qeveria.

“Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë. Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre”, – shtoi Rama.

“Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim” – tha Rama.

©LAPSI.al