Rama sherr me gazetarët në Opinion, Fevziu fut reklamat

Advertisment

Ka qenë një debat aspak i qetë ai i kryeministrit Edi Rama me gazetarët në studion e emisionit Opinion. Kreu i qeverisë është përplasur me gazetarët e ftuar në studio Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj. Kryeministri duket se e ka pasur të qëllimshme harxhimin e kohës me gazetarët në studio dhe jo me thelbin e temave që diskutoheshin.

Fillimisht Rama u kap me Rakipllarin, që drejton gazetën Panorama duke dhënë leksione gazetarie për çështjen e makinës “së blinduar” të të vëllait. Më pas injoroi gazetarin Iljazaj për të cilin tha se nuk e njihte fare dhe u përplas ashpër me gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala. Kur kishte kaluar 1 orë nga emisioni dhe Rama nuk po jepte asnjë përgjigje, moderatori Blendi Fevziu u detyrua të fuste reklamat.