Rama shpjegon pse aeroporti i Kukësit quhet Zayed (Video)

Advertisment
HTML Image as link

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbajti një fjalim nga aeroporti i Kukësit, ku u ul dhe avioni i parë ditën e sotme.

Kreu i Partisë Socialiste iu bashkua pasagjerëve të cilët vinin nga Londra në aeroportin e Rinasit, ku më pas u bë dhe nisja për në aeroportin e Kukësit.

Reklame

Mes batutash dhe pyetjesh “a jam real apo 3D”, kryeministri solli në vëmendje se gjithçka ndodhi ishte një ngjarje e rëndësishme që do të shënjojë historinë e qytetit të Kukësit.

Diçka të tillë e pohoi dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila gjatë fjalës së saj pohoi se nga një pasagjerqë zbret në aeroportin ‘Zayed’ do të marrë jetë një zinxhir i gjatë ekonomie dhe zhvillimi.

Ndërkaq kryeministri Rama sqaroi dhe emrin e aeroportit që është vënë në nder të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ka investuar në aeroportin e dytë të Shqipërisë.