Rama: Shqipëria nuk do të marrë anë në kontestin mes Shkupit dhe Sofjes

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Shqipërisë, Stefan Janev dhe Edi Rama kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale të agjendës evropiane të Shqipërisë dhe rrugës së Shqipërisë drejt BE-së si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë me interes të ndërsjellë në më shumë sektorë siç janë ekonomia, bujqësia, xehetaria, energjia dhe teknologjia e lartë.

Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë zhvillohen në mënyrë të mirë, konsideron kësisoj kryeministri bullgar Stefan Janev.

Reklame

“Nuk kemi çështje të hapura”, ka deklaruar kryeministri bullgar Janev në konferencë shtypi pas takimit me Ramën.

Sipas Janevit, çështjet bilaterale nuk duhet të zgjidhen në nivel ndërkombëtar.

“Pozicioni kornizë për Republikën e Maqedonisë së Veriut është ajo që Sofja e mbron. Problemet me Maqedoninë mund të zgjidhen vetëm në bazë bilaterale”, ka thënë kryeministri bullgar, Stefan Janev.

Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bullgarisë nuk ka kurrfarë probleme.

“Ne do të respektojmë të gjitha vendet mike, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhin problemet. Të tjerët nuk mund ta zëvendësojnë atë që dy vendet duhet ta bëjnë. Bullgaria si anëtare e BE-së është e pjekur dhe ka gjithçka dhe i kujtohet kur ka qenë në pozicion më ndryshe”, ka deklaruar Rama në Sofje.

Ai shtoi se Shqipëria nuk merr anë në kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shpresojmë dhe i përkrahim të dyja vendet- Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të bisedojnë dhe të zgjidhin problemin e ndërsjellë. Kuptohet, BE bën përpjekje të mëdha, por ajo varet nga bullgarët dhe maqedonasit. Nuk mund të marrë anë që të mos komplikohen edhe më punët”, ka theksuar Rama.