Rama tregon nëse do ta bëjë testin e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama tha se nuk bëhën teste koronavirusi për qejf, siç e quan ai, nëse nuk ke shqetësime. Rama the se dhe ai vetë nuk do ta bëjë testin, pasi nuk ndjen shqetësime.

“Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si cdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjen asgjë, Por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”, u shpreh kryeminsitri Rama.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sot Rama njoftoi masa të tjera të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si ndalimi i lëvizjes me automjete në disa qytete të vendit.