Ramadan Sulejmani, talenti nga Gostivari në Austri për të cilin po ‘l uftojnë’ tri kombëtare

Ramdan Sulejmani është model për gjeneratën e re të sportistëve. Ky talent me prejardhje nga Debreshi i Gostivarit, ka filluar në një klub të vogël, por tani po ngritet në një futbollist të madh, si pjesë e klubit profesionist Lask nga Linci, klub që garon me mjaft sukses në ligën e parë austriake.

Talenti i tij u ka rënë në sy menaxherëve të mëdhenj të futbollit, duke përfshi edhe përfaqësuesve të kombëtares së Austrisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, që tashmë kanë filluar “luftë” se cila ta ketë atë në radhët e veta në U-16.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ajo që është më me rëndësi, Ramadan Sulejmani tashmë ka pranuar tri ftesa nga kombëtarja e Austrisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. E gjithë kjo është arritur me punë të palodhshme”, thotë trajneri shqiptar në Zvicër, Bekim Ameti, i cili i ka ndihmuar maksimalisht Ramadan Sulejmanit për ngritjen në karrierë.