Ramiz Lladrovci pret Ali Ahmetin: Drejt fitoreve të reja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas pjesëmarrjes në shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, e përmbylli ditën me një darkë të përbashkët me Ali Ahmetin, Abaz Gjukën, Talat Xhaferin, Fatmir Xhelilin dhe Faruk Ademin.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai theksoi se me to u pajtua se duhet të shihen më shpesh, jo vetëm me rastin e ditëve të shënimit të datave të historisë, apo për të qarë për mosunitetin nacional por edhe për fitoren në zgjedhje kur marrim pjesë!

Reklame

“Fitorja është sinonim i njerëzve të drejtë, të mirë por edhe trima”, ka shkruar ai, duke asociuar në fitoren e Ali Ahmetit në zgjedhjet e prillit që mbahen në Maqedoninë Veriore.