Ramushi i thotë Batonit, nuk jemi lopë e dele (video)

Advertisment

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ka reaguar ashpër, gazetarit Baton Haxhiu, në mbrëmjen e së enjtes.

Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i ka punët mirë.

Reklame

“Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj, Haxhiun, në studion e Top Channel. Haxhiu ishte lidhur me video nga Kosova.

Shefi në largim i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”.

Ai mandje në një moment i drejtohet Haxhiut ashpër me fjalët: “Qysh s’po të vjen marre”.