Raperi tetovar S4MM publikon foto krah të fejuarës (FOTO)

Advertisment

S4MM ka ndarë me ndjekësit një foto me të fejuarën.

S4MM është ndër ata artistë, që tenton ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut, shkruan lajmi.net.

Reklame

Ai shumë rrallë ka publikuar foto me të fejuarën, Filis Ismaili, por së fundi publikoi një të tillë, ku shfaqet krah saj.

Çifti ishin veshur tërësisht në të zeza dhe mbanin çanta në krah, ndërsa kishin mbathur atlete të bardha.

Sa i përket projekteve muzikore, S4MM kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktiv me këngë të reja, “Rrugët” mban titullin projekti i tij i fundit, i publikuar në janar.