Raporti i Bundesbank për koronavirusin: Kartëmonedhat, rrezik i ulët

Kina u kërkoi në muajin shkurt bankave të dezinfektonin kartëmonedhat dhe t`i mbanin ato për shtatë ditë në vende të thata, si pjesë e politikave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Bankave po kështu iu tha të dezinfektojnë shpesh bankomatet, në mesin e frikës se paratë mund të jenë një mënyrë e përcjelljes së sëmundjes. Por anëtari i bordit drejtues të Bundesbank, Johannes Beermann thotë se rreziku për ta marrë Covid 19 nga paratë kesh është fare minimal. Sipas Beermann “probabiliteti për t`u sëmurur nga paratë është më i vogël sesa ai I infektimit nga cdo objekt tjetër që përdorim në jetën e përditshme.

“Banknotat dhe monedhat nuk përbëjnë ndonjë rrezik të vecantë për popullatën”, siguroi ai duke shtuar se eurot janë krijuar në mënyrë të tillë që tek ato, ndotja nga përdorimi I përdtishëm të jetë minimale. Për më tepër, kartëmonedhat prej 5 dhe 10 eurosh, që qarkullojnë më tepër, kanë edhe një shtresë mbrojtëse.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit kalon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq ato të ndotura dhe I zëvendëson me të reja, të porsaprintuara”, shpjegoi Z. Beermann. Edhe virologu René Gottschalk, kreu I zyrës së shëndetit në Frankfurt, nuk mendon se ekziston rreziku I përcjelljes së koronavirusit përmes bankomatave, pasi edhe vetë aftësitë e tyre fizike janë të tilla që nuk I kthejnë në burime kalimi të patogjenëve.

Top Channel