Raporti i KE për Maqedoninë, shqiptarët askund!

Advertisment

Muhamer PAJAZITI

Raporti i KE-së për progresin apo avansimin Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë integrimeve evropiane është shkruar me nota pozitive dhe negative.

Reklame

Raporti bardh e zi ka listuar përparim por edhe mangësi në shumë fusha, por fatkeqësisht, shqiptarët sërish nuk përmenden askund.

Flitet për korrupsionin, mediat, gjyqësinë, gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, problemin me bullgarinë…, por askund për hallet e shqiptarëve.

BE-ja edhe kësaj rradhë e merr si të mirëqenë çështjen shqiptare në Maqedoni, duke e llogaritur se shqiptarët përfaqësohen në qeveri.

Por, realiteti në terren dëshmon të kundërtën dhe BE-ja në rastin e Maqedonisë, duke mos raportuar drejtë po i shkel parimet e veta apo të drejtat të cilat i proklamon që nga themelimi i saj.

Ndonëse se në Evropë, diversiteti shihet si pasuri, në raport nuk përmendet nevoja për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit.

Nuk përmendet nevoja e ndryshimeve kushtetuese për respektimin e dinjitetin të shqiptarëve, përmes largimit të 20 për qindshit nga Kushtetuta e vendit.

Nuk përmenden rajonet e varfra shqiptare ku dora e shtetit nuk është dukur vite me radhë, ndonëse vet BE-ja proklamon barazinë dhe zhdukjen e dallimeve në zhvillim përmes politikave rajonale dhe fondeve strukturore.

Nuk përmendet në mënyrë decidive gjyqësia selektive e cila zbatohet ndaj shqiptarëve.

S’përmenden dhë shumë probleme tjera, ndërsa mbetet dilema se nëse zyrtarët e BE-së janë keq të informuar, apo duan të heshtin përball një realiteti dhe problemi të brendshëm me të cilin përvite me radhë përballet ky shtet.

Kontesti disavjeçar me Greqinë u zgjidh me marrëveshjen e Prespës, problemi me Bullgarinë është diskutuar dhe synohet të arrihet zgjidhje, ndërsa problemet e shqiptarëve po vazhdojnë të heshten.