Raporti, ja sa para kanë harxhuar funksionarët e qeverisë Zaev

59

Raporti i fundit gjashtëmujor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e shpenzimeve të funksionarëve të Qeverisë në periudhën qershor deri në nëntor të vitit 2018.

Sipas raportit, të paktën 293 mijë euro, ose saktësisht rreth 18.048.08 denarë janë shpenzuar nga funksionarët në periudhën prej qershorit deri në nëntor të vitit 2018, një shifër më e ulët se ajo e Qeverisë së Gruevskit.

Shërbimet për media të qeverisë kanë bërë krahasim edhe me shpenzimet e Qeverisë së Nikolla Gruevskit në të njejtën periudhë në vitin 2015, ku janë bërë dyfish më tepër shpenzime, ose rreth 670.000 euro.

“Shërbimet hotilerike në vend dhe jashtë të ministrave, zv/ministrave dhe sekretarëve shtetëror për vitin 2018 janë 7.066.165 denarë, pra rreth 115.000 euro, dhe janë për 2.7 herë më të ulta në krahasim me periudhën e krahasuar të vitit 2015 ku janë shpenzuar 19.132.121 denarë, ose 311.000 euro.

Këto ulje serioze të shpenzimeve janë si rezultat i shkurtimit të pagesave jo produktive, edhe atë në periudhë të vizitave intensive të delegacioneve të huaja”, shkruhet në raport.