Policia zvicerane mendon se dy rusë të ndaluar në muajin gusht në Davos, kanë qenë punonjës të shërbimeve sekrete, edhe pse hiqeshin si “hidraulikë”. E përditëshmja vendase Tages-Anzeiger thonë se të dyshuarit si agjentë rusë kanë pasur pasaporta diplomatike dhe mund të kenë qenë duke përgatitur fazën e parë të një operacioni spiunazhi në vendin ku organizohet forumi botëror i ekonomisë.
Burime të policisë zvicerane pohuan për BBC-në ndalimin e dy rusëve përpara disa muajsh, por ambasada ruse në Bernë deklaroi se gjigandi mediatik po përpiqet të krijojë “ një skandal nga asgjëja”.
Sipas Tages-Anzeiger, policia kishte nisur të dyshonte nga qëndrimi trejavor i të dy burrave në hapësirat luksoze të Davosit. Kur efektivët i janë afruar, njëri prej rusëve është hequr si hidraulik, cka konstrastonte ndjeshëm me faktin që kishin pasaporta diplomatike.
“ Të dy burrat ishin pajisur me pasaporta diplomatike ruse por nuk ishin regjistruar zyrtarisht si diplomatë në Zvicër”, tha zëdhënësja e policisë, Anita Senti. Shërbimet zvicerane të sigurisë kanë vënë re një aktivitet të shtuar të inteligjencës ruse në shtetin e tyre gjatë viteve të fundit.
Në raportin e Shërbimit Federal të Inteligjencës zvicerane më 2018, thuhet se një në katër diplomatë rusë në Zvicër është spiun.
O.J/DITA