Rashica përdorë metodë interesante për fitore kundër Malit të Zi – i lutet Zotit me hoxhën e njohur

37
#

Lajmi më i mirë që ka mundur të marrë Kombëtarja e Kosovës para një ndeshjeje kompetitive është sigurisht rikuperimi nga lë ndimi i Milot Rashicës.

Pas një kohe mungese, ylli i Werder Bremenit u është rikthyer “Dardanëve” dhe sipas të gjitha gjasave do të aktivizohet kundër Malit të Zi, më 14 tetor, raporton Periskopi.

Fillimisht, Kosova ndeshet me Gjibraltarin, përballje në të cilën Rashica me shumë gjasë nuk do të luajë, me Bernard Challandesin që e ka konfirmuar se nuk do të rrezikojë për ta aktivizuar atë nga minuta e parë.

E disa ditë para ndeshjes, ish-lojtari i Vushtrrisë është vizituar në hotel ku po qëndron me bashkëlojtarët nga hoxha i njohur musliman, Elvis Naci, si dhe moderatori i famshëm Shpëtim Desku.

Kleriku ka postuar një foto në Instagram me nënshkrimin:

“Lajmi i fundit. E vendosëm me Milot Rashicën të marrim pjesë në ndeshjen me Malin e Zi bashkë me Shpëtim Desku, për të qenë fitorja e sigurt! Pas shakasë lutje Zotit për fitore të fuqishme me Malin e Zi. Amin”. /Periskopi.com/