Rashkaj drejt transferimit te Shkëndija ?

Advertisment

Shkëndija e Tetovës arriti të firmoste me ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, Valon Ahmedin.Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Drejtuesit e klubit kërkojnë të nënshkruajnë me mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj.Rashkaj është një lojtar i lirë aktualisht pas përfundimit të kontratës me AFC Eskilstuna dhe është në kërkim të një ekip të ri.

Reklame

Siç raporton “InfoSport.mk”, Shkëndija ka nisur negociatat për të bindur lojtarin edhe pse dëshira e këtij të fundit është të qëndrojë në Evropë.

Një ofertë e majme e drejtuesve tetovar mund të bëjë që Rashkaj të pranojë ofertën.

Në ditët në vazhdim pritet përgjigja e mesfushorit dhe në rast arritje, Shkëndija do të krijonte një super ekip pasi kërkojnë jo vetëm titullin kampion dhe Kupën, por edhe kalimin në Europa League apo edhe Champions.