Rast për tetovarët dhe kumanovarët, konkurs te Fondi pensional, rroga 34 mijë denarë

Fondi Pensional paralajmëron punësime të reja. do të punësohen 9 udhëheqës, kurse rroga arrin deri ne 34 mijë denarë.

Agjencia për Administratë Publike të shtunën ka publikuar shpallje për punësime në Fondin pensional invalidor, me ;’rast kërkohen tetë udhëheqës të filialeve në disa qytete. poashtu është shpallur konkurs edhe për pranimin e një bashkëpunëtori për përcjelljen e furnizimeve publike

Së pari kërkohet udhëheqës i filialit të Fondit në Shtip me rrogë 33.628 denarë, në Kavadar me rrogë 32.570 denarë, në Kriva Pallankë me rrogë 30.984 denarë dhe në Negotinë e Vallandovë me rrogë 29.397 denarë.

Udhëheqës të filialeve kërkohen edhe në Tetovë e Kumanovë, me rrogë 33.628 denarë, kurse në Sveti Nikole me rrogë 29.397 denarë.

Bashkëpunëtori për përcjellje të realizimit të marrëveshjeve të arritura do të marë rrogë pak më të ulët se udhëheqësit në vlerë prej 25.167 denarëve. Sipas të dhënave të Buxhetit për këtë vit, Fondi pensiononal duhet të ketë 539 të punësuar. Ky Fond vite të tëra është udhëheqëur nga kuadro të BDI-së, kurse tani drejtoreshë është Biljana Jovanovska nga koalicioni i udhëhequr prej LSDM-së