Rasti Mònstra, sot dëshmon ish kryeministri Zaev

Advertisment

Pas dëgjimit të seancave në Kuvend për pyetje deputetësh të vitit 2018, ku deputeti i VMROsë Zoran Ilievski dhe ish kryeministri Zoran Zaev flasin për rastin Mònstra, në Gjykatën Pe nale sot do te vijë të dëshmoje Zoran Zaev.

Zaev është dëshmitar i propozuar nga Prokuroria por edhe nga familjarët e vi ktimave.

Reklame

Ai do të dëshmojë lidhur me një deklaratë të tij të dhënë në vitin 2018 kur nga Kuvendi thoshte se në materialet e përgjimeve ka dëshmi që zbardhin detaje të rëndësishme për rastin Mònstra për vr asjen e pesëfishtë në afërsi të Liqenit të Smilkovcit në Shkup që ndodhi më 12 prill 2012.

“Në dëshmitë ka indikacione serioze dhe andaj janë dorëzuar në prokurori. Një nga prindërit ka dëgjuar biseda të ak uzuarit që si bisedon me Nevzat Bejtën dhe i kërkon subvencione.

Ai i ka parë edhe telefonatat që kanë qenë të fshehura. Nuk kam guxuar ti bëj publike, por prindi ka pasur të drejt ti shoh. Të gjitha dëshmitë janë dërguar në Prokurorinë Speciale, pork a edhe dëshmi plotësuese që duhet të hetohen”, theksoi Zaev.