Rasti ndaj ish-deputetes Boneva: Me fiskale të rreme deri 100 mijë euro!

Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, e cila akuzohet për rastin “Tarifa”, pasi kjo ka dorëzuar fatura të rreme fiskale, pra fatura fiskale nga persona tjerë në vend të sajat dhe me to ka paguar shpenzimet rrugore në periudhën sa ishte deputete.

“PSP më akuzon se nuk kam udhëtuar dhe në të njëjtën kohë dorëzon prova me të cilat vërtetohet se unë kam udhëtuar,” kështu e ka komentuar Boneva në profilin e saj në Facebook, duke shtuar se provat e prokurorisë u treguan sot.

Reklame

“Në mes të cilave kishte 53 fatura, të gjitha të paguara nga ana ime edhe atë vetëm nga një ndër qendrat e autorizuara të servisimit, ku kam riparuar veturën në Shkup, e cila konfirmon në vazhdimësi udhëtimin tim, riparimet dhe servisimin e veturës time, përfshirë riparimet pas nëntë aksidenteve që kam përjetuar në periudhën 2011-2015”, shkruan ish-deputetja.

Hetimi për këtë rast, i njohur si “Tarifa”, më herët është udhëhequr nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), dhe pas transferimit të lëndëve në zyrat e rregullta të prokurorisë, rasti u mor në përgjegjësi nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup. Padia u ngrit më 4 shtator të vitit të kaluar.