Rasti “TNT”: Nëntë vite burg për Gruevskin

TRE VITE PËR ISH-MINISTRIN JANAKIEVSKI

Ish-Kryeministri, Nikola Gruevski, aktualisht azilant në Hungari, në mungesë është dënuar me 9 vite burg për rastin “TNT” për rrënimin e komplekit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Reklame

Krahas Gruevskit, Gjykata Penale e Shkupit, me dënim me burg ka dënuar edhe ish-Ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, me 3 vite, ndërsa ish-Kryetarin e Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektoren e ndërtimit Elisaveta Najdovska me katër vite.

Të gjithë akuzohen për veprën penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski kishte urdhëruar që me eksploziv të shkatërohet kompleki banesor “Kosmos”, për shkak se në vitin 2011, pronari Fijat Canoski kishte ndërprerë koalicionin me VMRO-DPMNE-në. Ish-Ministri Janakievski është akuzuar si coordinator I gjithë aksionit.

Gruevski deri më tani është I dënuar edhe në lëndët “Tanku”, “Dhuna në Qendër’ dhe “Parcelat në Vodno”. Nëse ekstradohet në Maqedoni ai do të duhet të vuajë 19.5 vite burg. /KlanMacedonia/