Rasti “Zhvatja”, Janeva këmbëngul: Unë jam e pafajshme

Mbrojtja e Janevës: Janeva u akuzua pa prova, ku mbeti 1.5 milioni
Avokatët e saj këmbëngulin se në asnjë nga provat e prezantuara të prokurorisë nuk shihet se Janeva ka dhënë ose ka marr para. Njëzëshëm kontestuan xhirimet e publikuara në gazetën italiane “La Verita” se nuk janë të dhëna në formë origjinale dhe ngritën dyshime se të njëjtat mund të jenë të montuara ose ngjitura për të fajsuar padrejtësisht Janevën. Avokatët e Janevës kërkojnë lirim nga aktakuza.

“Prokuroria për fat të keq, nuk e kreu me sukses detyrën e saj shtëpiake dhe nuk e arriti të përgadit këtë lëndë ashtu siç duhej. Nëse do të hulumtonte më thellësisht do shihte se nuk ka prova të mbështetura për atë që pretendon. Katica Janeva është e pafajshme.”- tha Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Reklame

“Pritjet tona janë që do të ketë lirim nga aktakuza. Nuk kemi pritje tjetër sepse me të vërtetë për Janevën nuk ka prova. Mbetet ende e hapur dilema se ku janë parat e zhvatura? Para nuk I pamë me sy në këtë lëndë, ndërsa nga ana tjetër pretendohet se kinse janë dhënë 1.5 milionë euro.”- tha Irena Frçkovska, avokate e Katica Janevës.

Me fjalitë përmbyllëse të të dyja palëve, gjykimi përfundoi dhe vendimi pritet të shqiptohet më 18 qershor.