Ratko Mlladiq nuk ka vdèkur

Advertisment

Tribunali i Hagës ka demantuar lajmet e publikuara se ka ndëruar jetë Ratko Mlladiq.
Përndryshe sot shefja e diplomacisë së Bosnjës Bisera Turkoviq ka bërë të ditur se ka marrë informacione nga gjykata e Hagës se krímíneli serb Ratko Mlladiq ka vdèkur.

Lajmi u postua për herë të parë në profilin e Turkoviq në Twitter nga vetë zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Reklame

Turkoviq, së pari tregoi se ajo kishte marrë informacione rreth vdèkjès së Mlladiq nga një zyrtar i lartë i KB dhe më pas njoftoi se lajmet ishin konfirmuar nga presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Lajmi u transmetua edhe nga televizioni serb Prva, por ai u demantua nga Tribunali i Hagës.