Ratkoceri: BDI rri në Qeveri falë Aleancës

Në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku Alternativa e Afrim Gashit ka avancuar negociatat me kryeministrin Zoran Zaev për t’iu bashkuar shumicës parlamentare, si dhe prishjes së koalicionit opozitar ASH-AAA, ka reaguar gazetari Arben Ratkoceri, i cili thekson se Bashkimi Demokratik për Integrim qëndron në Qeveri falë Aleancës për Shqiptarët, transmeton TetovaSot.

“BDI tash e sa vite ështe komode në Qeveri falë Aleancës. Kjo parti ia ka “servu” në pjatë BDI-së votat e mjaftueshme të saja përmes koalicioneve naive duke filluar me Vesel Mehmedin, Unitetin, BESA e së fundit Alternativa. Keqardhje për votuesin e Aleancës, si të vetmit opozitarë tash e gati 20 vite që realisht kanë paguar çmim për bindjet tyre. Krahas këtyre, çmim jo të vogël kanë paguar edhe dashamirët e ndryshimeve, të cilët duke i paralajmëruar me kohë, ishin ( ishim) pre e sulmeve dhe etiketimve nga kjo parti se duan t’ua prishin “me spin koalicionin fitues”.
P.s Shumica e antarësisë por edhe e drejtuesëve të këtyre partive “satelit”, gjatë kohë kanë ” thithur duhon” nga BDI dhe kur kjo parti i hidhte si ” filter duhoni” ato gjenin strehë tek Aleanca, deri në “Duhonin” e rradhës të Integristëve,” është shprehur kështu përmes Facebook gazetari Ratkoceri.

Reklame