RDK nuk merr pjesë në garën e 12 prillit

Advertisment

Duke u thirrur në dështimin e partive opozitare shqiptare për krijimin e një blloku të shëndoshë opozitar kombëtarë, BESA, PDSH, LR PDSH, RDK, nga vet fakti se partitë politike shqiptare, pa përjashtim, kanë dështuar në krijimin e një blloku të mirëfilltë opozitarë shqiptarë për tri dekada me radhë;

Duke u nisur nga fakti i minimit të tentimit për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare e nisur pesë vite më parë nga ana jonë, nëmes RDK, LR PDSH dhe UNITETI, i njohur si Koalicioni Aleanca për Shqiptarët;

Reklame

Duke u thirrur në refuzimin e fundit të idesë për bashkim të forcave opozitare PDSH, BESA, RDK, nga vet fakti se tanimë partia BESA ka përfunduar me koalicionin maqedonase-shqiptare, LSDM dhe partia BESA;

Duke respektuar kërkesat e njëpasnjëshme tri dekadëshe të popullit shqiptarë, për unifikim dhe mospërçarje të votës shqiptare në vijë me të drejtat e kombit shqiptar;

Duke u nisur me faktin se shteti i së drejtës është inekzistent, dhe se institucionet e shtetit nuk kanë bë as hapin më të vogël për zbardhjen e të vërtetës për shumë fenomene që e kanë karakterizuar Maqedoninë pluraliste, ndërsa kauza e RDK së ka qenë ekskluzivisht betejë për sundim të së drejtës si dhe zbardhjen e të vërtetës për shumë fenomene shoqëroro-politike;

Duke u thirrur në faktin se të gjitha garat zgjedhore, sidomos kjo garë e 12 prillit, është një garë jo e barabartë, përshkak të parave të majme, formale dhe jo formale, ku nuk ka vend për një garë fer dhe demokratike;

Duke u thirrur në mendimin tonë, se gara e 12 prillit do të jetë gara më e pandershëme të mbajtura ndonjëherë;

Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qëndrore, të mbajtur sot në hapësirat e saja, vendosi me unanimitet të plotë që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 12 prillit.

Kauza e Rilindjes Demokratike Kombëtare, për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare, si dhe beteja për sundimin e së drejtës, zbardhjen e të vërtetës, meritokracisë, dhe lufta ndaj forcave antidemokratike, antikombëtare dhe destruktive, do të vazhdoj të jetojë në të gjitha mënyrat e mundëshme, dhe ne do të jemi gjithmonë këtu për të vazhduar me kontributin për komb dhe fe.